Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen atdhetare Krasniqi në Grabanicë të Klinës.
Këtë vizitë Haradinaj e bëri në Ditën e Veteranit, transmeton arbresh.info.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i AAK-së ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për Rifat Krasniqin dhe Post Mortem për Arben dhe Shaqir Krasniqi për kontributin e dhënë në çështjet kombëtare.
Haradinaj në fund ka falënderuar familjen Krasniqi për mikpritjen.
Postimi i tij i plotë:
Në Ditën e Veteranit, kam vizituar familjen atdhetare Krasniqi në Grabanicë të Klinës, e cila dha kontribut të pashoq gjatë luftës.
Me këtë rast, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për Rifat Krasniqin dhe Post Mortem për Arben dhe Shaqir Krasniqi, për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.
Familjen Krasniqi, e falënderoj për mikpritjen!
U bashkofshim përherë në gëzime!/arbresh.info/
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri