Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qenë për vizitë në Pforzheim të Gjermanisë, ku ka vizituar disa biznese shqiptare atje.
Në një postim në Facebook, Haradinaj është shprehur i lumtur për suksesin e shqiptarëve atje, përcjell arbresh.info.
“Në kuadër të vizitës sime në në Pforzheim të Gjermanisë, vizitova bizneset; “A-Z Gartenbau Gmbh” me pronar Arsim Zeqiraj si dhe kompaninë “Junik Tahiri”, me pronar Can Tahiri me djemtë Junikun, Kaqanikun dhe Granitin, nga të cilët u informuam për produktet dhe shërbimet të cilat ata i ofrojnë në tregun gjerman”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje, ai i ka përgëzuar për punën e tyre, duke iu uruar suksese të mëtejshme.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës