Qerasja e kryeministrit Ramush Haradinaj për Bajramin e Madh nuk ka shkuar më larg se te policët që kujdesen për sigurinë e tij në lagjen ku jeton.
Vetëm në dy raste Haradinaj ka treguar të ketë qerasur policët që e ruajnë. Në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, në mëngjes i kishte qerasur ata me nga një kafe dhe nga një gurabije.
“Mirëmëngjesi Kosovë. Urime Dita e Pavarësisë. E fillova ditën sot duke i shërbyer me kafe policët e Kosovës”, ishte shkruar Haradinaj, duke postuar fotografi në profilin e tij në Facebook.
Fiks katër muaj më vonë, më 15 qershor në ditën e Bajramit të Madh, Haradinaj postoi fotografi duke treguar se të njëjtit tani i ka qerasur me byrekë.
“Për festë, sot i shërbeva me byrekë policët e Kosovës. T’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit. Me fat Fitër Bajrami”, ka shkruar Haradinaj që muaj më parë kishte “qerasur” veten me dyfishim të pagës.
Përmbyset varka, 14 egjiptianë humbin jetën në Kretë
“Më funksionale”, Ambasada e ShBA-së në Kosovë ridizajnon we...
Gjykata franceze e detyron PSG-në t’i paguajë 60 milionë eur...
Maqedonci zhvilloi një takim virtual me Shefen e operacionev...
Londrimi tregon arsyen pse hyri në BBVK
BBC zotohet të mbrohet nga padia e Trumpit