Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk do të pranohet asnjë marrëveshje me Serbinë për korrigjim të kufijve.
Haradinaj në studion e “Opinion”, tha se nuk e konsideron projekt serioz një ide të tillë, për ndryshimin e kufinjve.
“Të gjitha këto që kanë ndodhur, nuk më lejojnë të mendoj se presidenti Thaçi e ka menduar si një projekt serioz. Unë mendoj se është një taktikë politike e tij”.
Haradinaj u shpreh se për një marrëveshje të tillë me Serbinë është dhe do të jetë kundër.
“Ne respektojmë vlerat e serbëve të Kosovës. Përkundër të kaluarës tonë tragjike. Ne nuk do të shkojmë tek zgjidhja deri tek korrigjimet në territor”.
“Ne nuk e hapim të kaluarën tonë. Nuk ka kthim pas, edhe vendet që nuk na njohin, vitin që vjen, këto vende do të na njohin. Ne do të luftojmë për t’u bërë anëtarë të NATO-s”.
“Vetëm çizmet vendosin kufijtë, fuqia, forca. Hapja e kufijve për Kosovën është e disfavorshme, nuk bëhet fjalë. Ne nuk do të lejojmë të preken kufijtë tanë”./Opinion.al
Garcia qëndron me “këmbë në tokë”: Para meje luan Mbappe, ai...
Moti i keq shkakton probleme në Britaninë e Madhe
Inter triumfon ndaj Bolognas, rikthehet në krye të Serie A
Prindër bëni mirë të hiqni dorë nga këto mite që keni për fë...
Zbulim shqetësues, bateritë e iPhone mund të fryhen në aerop...
Vdes 85-vjeçarja në Sarandë pasi bie nga ballkoni i katit të...