Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Vitin e Ri 2020.
Përmes një video, Haradinaj iu është drejtuar të gjithë qytetarëve të vendit, duke i uruar të gjithë për një vit të suksesshëm në 2020-ën.
Ai, në këtë video përmend edhe sfidat që ka kaluar Kosova gjatë vitit që po lëmë pas.
“Po mbyllen edhe një vit, viti 2019. Një vit jo i lehtë besoj për të gjithë ne. Sytë, zemra dhe vëmendja jonë çdo herë ka qenë në tema të rëndësishme për ne, për kombin, për të gjithë kudo që jemi. Edhe për mua nuk ka qenë një vit i lehtë. Ramë në sfida që na testuan. Edhe dorëheqja edhe shkuarja në zgjedhje ishin test për Kosovë, ishin test për ne dhe për demokracinë që e kaluam me sukses. Sot ne mund të themi se jemi më të qëndrueshëm, se jo vetëm që në Kosovë prodhohet energji, por çmimi i energjisë është i lirë”, shprehet Haradinaj.
Haradinaj nuk ka harruar të përmend as sukseset që janë arritur gjatë këtij viti. /arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër