Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 245-vjetorin e formimit të ushtrisë.
Duke uruar popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse, Haradinaj ka theksuar se shembulli i sakrificës, trimëtisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë amerikane është frymëzim për ushtrinë e Kosovës.
Ky është postimi i tij i plotë:
Në ketë ditë historike për Shtetet e Bashkuara dhe ushtrinë e saj, përzemërsisht uroj popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së për 245-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane.
Shembulli i juaj i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për ne dhe Ushtrinë e Kosovës.
Përjetë mirënjohës shërbimit të burrave dhe grave të ushtrisë amerikane, që ndihmuan dhe mbështetën Kosovën dhe popullin e saj në momentet historike dhe më vendimtare, nëpër të cilat kaluam së bashku. Urime ditëlindja! #245 U.S.ARMY
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë
71-vjeçarja humb jetën në Greqi pasi u përplas aksidentalish...
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...
Romero në listën e dëshirave të Realit për merkaton e verës
Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Prizren
Lirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dh...