Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.
Në faqen e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se kjo festë duhet të shërbejë si motiv shtesë për promovimin e vlerave njerëzore dhe për të rritur unitetin dhe tolerancën ndaj njëri-tjetrit.
“Vëllezërve dhe motrave shqiptarë ortodoksë, të gjithë bashkëqytetarëve të Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë që shërbejnë në vendin tonë, që festojnë sipas kalendarit julian, për shumë mot Pashkët!”, shkroi Haradinaj.
“Kjo festë le të shërbejë si motiv shtesë për promovimin e vlerave njerëzore dhe për të rritur unitetin dhe tolerancën ndaj njëri-tjetrit”, shtoi ai.
PDK nuk merr pjesë as në seancën e orës 14:00
Vlora Çitaku i bën thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga k...
Momenti kur burrit i bie të fikët në spital ndërsa shikonte ...
Meteo Kosova: Rikthehet dimri, të enjten vjen goditja e masa...
Votimi i presidentit, PDK e shpalos qëndrimin në ora 13:15
SPAK dërgoi për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore, dy ...