Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në prag të Festës së Pashkëve, e ka uruar Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin dhe të gjithë besimtarët e krishterë.
“Kam kënaqësinë t’jua përcjellë urimet më të përzemërta në prag të Festës së Pashkëve, juve personalisht, Ipeshkvisë së Kosovës dhe të krishterëve në mbarë vendin. Festa e Pashkëve na kujton të gjithëve ditën e Ringjalljes dhe mesazhin e madh të ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, të paqes mbi luftën, të së mirës mbi të keqen.
Duke ndarë me ju emocionin e kësaj feste, ju uroj gjithë të mirat në misionin tuaj të shenjtë, në funksion të porosisë së madhe për mirëqenie, paqe, dashuri e harmoni midis të krishterëve, të besimtarëve dhe njerëzimit kudo në botë.
Gjithashtu, jua përcjellë respektin dhe mbështetjen time për kontributin e madh që e keni dhënë dhe vazhdoni ta jepni në të mirë të harmonisë e mirëkuptimit ndërfetar në Kosovë, duke qenë, me rolin tuaj, pjesë e pandarë e të gjitha zhvillimeve dhe proceseve nëpër të cilat ka kaluar populli dhe vendi ynë deri më sot”, thuhet në urimin e kryetarit Haradinaj./arbresh.info/
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...