Me rastin e kremtimit të Festës së Pashkëve, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.
Sikurse çdo festë tjetër, edhe Pashkët Ortodokse janë moment i veçantë për të shprehur ndjenjën e solidaritetit, mirëkuptimit, respektit të ndërsjellë për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, kulture dhe feje, tha Kryeministri Haradinaj.
“Kjo festë e ringjalljes na frymëzon për të qenë kurdoherë në anën e të mirës, të së drejtës dhe na ofron mundësinë për të rritur unitetin dhe tolerancën ndërmjet njerëzve. Kosova ka qenë dhe do të mbetet vend i tolerancës fetare, si një vlerë unike e traditës tonë. Me shëndet Pashkët ortodokse!”, përfundon urimi i
Kryeministrit Ramush Haradinaj.
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshje për ndihmë të n...
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?
Rama pas takimit me homologun grek: Ne duam t’u bashkohemi j...
Hoxha takim me homologun grek: Kapitull i ri në marrëdhëniet...
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...