Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facrbook ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e Kurban Bajramit.
Haradinaj ka thënë se te shqiptarët gjithmonë ka mbizotëruar ndjenja e solidaritetit.
Ai ka shtuar se në prag të festës dëshiron të përcjell urimet më të përzemërta Bashkësisë Islame.
“Te shqiptarët gjithmonë ka mbizotëruar ndjenja e solidaritetit dhe harmonisë me njëri-tjetrin, si dhe gjithmonë kemi festuar bashkë festat fetare. Në prag të festës së Kurban Bajramit, u përcjell urimet më të përzemërta Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava si dhe të gjithë shqiptarëve myslimanë kudo që jetojnë! Uroj që gëzimi dhe begatia të mbizotërojnë në familjen e gjithsecilit!”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?