Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë Interpelancës për informimin në Kuvend mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka ulur pranë vetës pikërisht ministrin në fjalë, i cili po akuzohet nga disa qytetarë të lagjes Dardania në Prishtinë për maltretime gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton arbresh.info.
Rikalo, në sallën e Kuvendit të Kosovës është ulur krahë kryeministrit, duke zënë kështu vendin e zëvendëskryeministrit, i cili sipas rregullit të kuvendit do të duhej të ishte pranë Haradinajt.
Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka hapur hetime ndaj ministrit Rikalo.
Kryeprokurori i Kosovës në një konferencë për media javën e kaluar ka treguar se ministri Rikalo shumë shpejt do të ftohet nga prokuroria nën cilësinë e të dyshuari. / Arbresh.info/



Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...