Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një letër mërgimtarëve me rastin e festave të fundvitit, ku i fton ata për reflektim dhe për angazhim më të madh në proceset politike në Kosovë.
Në mesazhin e tij, Haradinaj thekson se krahas vizitave familjare, festat e fundvitit duhet të shërbejnë edhe për një “angazhim tjetër që pretendon ta kthejë Kosovën në binarët e normalitetit”.
Ai nënvizon se synimi mbetet një Kosovë që pasqyron “ëndrrat e përbashkëta”, ku vlerat e lirisë respektohen dhe institucionet tregojnë përgjegjësi ndaj qytetarëve.
“Pushimet e ardhshme, që i bie të jenë për festat e fundvitit, përveç vizitave në familjet tuaja, do ta kemi një angazhim tjetër që pretendon ta kthejë Kosovën në binarët e normalitetit. Ne duam që Kosova e ëndrrave tona të jetësohet. Ne duam që vlera e lirisë të respektohet dhe të nderohen partnerët ndërkombëtarë në secilin nivel të sigurisë e të zhvillimit. Ne s’duam lëmoshë financiare prej 100 eurosh, që ministri e kryeministri t’ia vazhdojnë pushtetin vetes për një javë apo një muaj. Ne duam angazhim institucional, që familjet tona ta ndjejnë dorën e shtetit. Bisedoni e argumentoni mes vete, në familjet tuaja, dhe vendosni për të ardhmen”.
“Ne kurrë s’kemi qenë të ndarë mes vete në familje. Malli për njëri-tjetrin na ka gërryer shpirtin, për ta ndërtuar sigurinë dhe jetën e begatë në familjet tona, para e pas luftës. Pastaj, dhatë për lirinë shumë, e bashkë e gëzuam rrugëtimin e ëndrrës që për të u sakrifikua shumë. Pa njëri-tjetrin nuk e kemi familjen, nuk e nderojmë vendin dhe nuk e sigurojmë të ardhmen. Mos e lejoni asnjë propagandë që e dëmton familjen. Besnik ndaj atdheut dhe kombit”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...