Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se e ka ndryshuar marrëveshjen mes partive për Projektligjin për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Sipas AAK’së, LDK ka ndryshuar marrëveshjen në Komisionin për Politikë të Jashtme, më konkretisht renditjen e pikës 2, e cila është “Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi si orientim”.
Sot, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar udhëheqësit e partive politike se “çdo ndryshim potencial i kësaj marrëveshjeje parimore rreth Projektligjit mund t’i kthej në pikën zero tërë proceset dhe përpjekjet”.
Gazeta Express ka siguruar letrën e Haradinajt për liderët, ku ai paralajmëronte ata kundër ndryshimeve ndaj marrëveshjes, që ai e ka quajtur “përfundimtare”.
Mirëpo ndaj kësaj akuze ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se nuk është ndryshuar marrëveshja, është po e njëjta e nënshkruar më 22 mars

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...