Kryeministri Ramush Haradinaj nga Uashingtoni, ku po qëndron për vizitë ka vlerësuar të arriturat e Kosovë në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë. Në intervistë për RTV21 ai ka thënë se rruga deri te shpallja e pavarësisë nuk ka qenë e lehtë por edhe 10 vitet e Kosovës shtet kanë qenë mjaft sfiduese.
I pari i qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj pret që deri më 2019 të zgjidhen të gjitha çështjet në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Deri më 2019 do të zgjidhet çështja Kosovë-Serbi. S’mundet me mbet kështu. Ju po e shihni që jemi të gjithë të bllokuar. BE’ja është e bllokuar me ne. Ne jemi vetvetiu të bllokuar në marrëdhëniet në rajon. Por jo vetëm ne edhe Serbia dhe të gjithë të tjerët do të bllokohen nga mos gjetja e një zgjidhje”, tha Haradinaj.
Sipas tij, gjendja aktuale e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë po mban peng gjithë Ballkanin dhe mund të kthejë veprimet e të kaluarës.
“Pra mos arritja e njohjes reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë do ta mban Ballkanin peng edhe mund ta riciklojë të kaluarën”, u shpreh kryeministri.
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...