Haradinaj tregon disa nga vendimet madhore që janë realizuar gjatë qeverisjes së tij

13:16 | 2 Gusht 2019
A Z

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij facebook  ka numëruar disa nga vendimet të cilat i quan madhore që janë realizuar , gjatë qeverisjes së tij.

Haradinaj i ka renditur 24 vendime ndër të cilat ka përfshirë: Ruajtja e tërësisë territoriale të Kosovës, taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe, Ligjin për Ushtrinë, Ligjin e Pagave, statusin e Trepçës e të tjera.

Ja postimi i plotë:

100% KOSOVË

Të dashur qytetarë,

Ne guxojmë të krijojmë. Gjatë kësaj periudhe qeverisëse, këto janë vetëm disa nga vendimet madhore që janë realizuar.

  1. Ruajtja e tërësisë territoriale dhe e sovranitetit të vendit
  2. Taksa 100% ndaj produkteve serbe
  3. Ligji për Ushtrinë, Ministrinë e Mbrojtjes, shërbimi në Ushtri, FSK
  4. Shmangia e kolapsit energjetik që në ditët e para të Qeverisjes
  5. Statuti i Trepçës, bordi, xhirollogaritë, Trepça 100% Kosovë
  6. Zonat ekonomike në Komuna
  7. Ligji për Investime Strategjike
  8. Ligji i Pagave
  9. Ligji i Prishtinës
  10. Përmbushja e kritereve për Liberalizimin e vizave
  11. Buxheti më i madh në historinë e Kosovës për vitin 2019, në vlerë prej 2.3 miliard euro
  12. Kosst-i i pavarësuar
  13. Njohja e statusit te viktimave te dhunës seksuale gjate luftës
  14. Ligji i Statusit të Punëtorëve Arsimorë për vitet e ‘90-ta
  15. Rikthimi i Pallatit të Rinisë Komunës se Prishtinës
  16. Lirimi nga tatimet në import të pajisjeve të teknologjisë informative me tatim zero doganor dhe lirimet nga taksat doganore për lëndë të parë për prodhuesit vendorë
  17. Zgjidhja e statusit te zjarrfikësve dhe nivelizimi i koeficienteve
  18. Zona e Veçante Ekonomike Amerikane ne Gjakove dhe Parku Inovativ dhe Trajnues Kosovaro-Gjerman ne Prizren
  19. Aksioni për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat dy dekadëshe
  20. Vendimi për kompensimin e orëve shtese për punën jashtë orarit te zyrtareve policore
  21. Fuqizimi i sistemit te drejtësisë përmes: rritjes se pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, miratimi i pakos se ligjeve te Agjendës se Reformave Evropiane për sistemin e drejtësisë
  22. Ligji për ndalimin e lojërave te fatit
  23. Shpëtimi i Telekomit nga kontratat e dëmshme
  24. Kthimi i pronave për nevojat e Komunave të Kosovës

 

Shpërndaje në rrjete sociale