Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka folur për procesin e liberalizimit të vizave.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave, mund të merret në muajin tetor.
Haradinaj për RTV 21 ka thënë se ky vendim mund të merret para zgjedhjeve të parakohshme.
“Jemi në proces. Mendoj se nuk ka mbet shumë. Tani në shtator do të vijë delegacioni i Mistrisë së Brendshme të Gjermanisë, në javën e parë ose të tretën. Nuk është çudi të merret në këtë vjeshtë, qoftë edhe para zgjedhjeve është i mundshëm, pra nuk është çudi. Në tetor besoj po se po”, ka thënë Haradinaj.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...