Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.
Haradinaj ka thënë se Franca nuk po e bllokon ecjen përpara në agjendë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Franca nuk e bllokon ecjen përpara në agjendë edhe marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Nëse mundem me vizitu edhe Hagën me bisedu edhe me ministrin holandez, do të shkojë edhe atje, kësaj here jo në burg por me bisedu me ministrin e brendshëm për temën e vizave”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka theksuar se e ka ëndërr jetësore mbylljen e temës së vizave.
“Ne e fituam një vendim i cili është tepër i rëndësishëm që nuk bllokon Franca, edhe nëse nuk voton të paktën nuk bllokon. Mundësitë janë reale se mund të ketë një votë pro. Por çështja e vizave për Kosovën njëherë, nuk është pikë e rendit të ditës në Këshillin të Evropës”, ka deklaruar kryeministri./arbresh.info
Besnik Tahiri për seancën për presidentin: Shkelje e rëndë, ...
UEFA vendos masa strikte për Kompanyn i cili është i suspend...
KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon dr...
Nuk ka president as sonte, seanca vazhdon nesër
Zemaj: Ky është puç kushtetues
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president