Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se fitoret e një kombi shtetformues lidhen me momente të krijimit të tempujve të dijes.
Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e 15 shkurtit, Ditës së Universitetit, shkruan Arbresh.info.
“Kur jemi tek datat historike, fitoret e një kombi shtetformues lidhen me momente të krijimit të tempujve të dijes. E tillë është mbledhja solemne e Kuvendit Themelues të Universitetit të Prishtinës, të 15 shkurtit 1970, njëherësh Dita e Universitetit. Këto janë data të vërteta, këto janë vepra kolosale, këto janë arritje që i paraprinë 17 shkurtit, 2008”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka shtuar se themelimi i UP-së, është vulosje e orientimit perëndimor.
“Themelimi i Universitetit të Prishtinëes është vulosje e orientimit perëndimor të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Urime Universitetit, lavdi kontributit të mijëra e mijëra profesorëve për sakrificën. Urime udhëheqësve që dolën nga ky tempull i dijes”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...