Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Haradinaj, vëllai i Nasimit Haradinajt, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.
Në lidhje me vdekjen e tij përmes një postimi në facebook ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i cili ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e të ndjerit.
“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Agronit! Agroni një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut, para lufte, në luftë e në paqe. Bashkë më të vëllain Nasimin, angazhimin për vendin e kishte trashëguar nga i ati Smajl Haradinaj. Ai ishte i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavinë e atëhershme ndërsa u shqua si njëri ndër luftëtarët më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare. Ai kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit. Ngushëllime familjes Haradinaj, bashkëluftëtarëve, shokëve dhe gjithë atyre që e njohën. U prehsh në paqe, Agron!”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info
Ter Stegen mund të rikhehet tek Barça disa ditë pasi u huazu...
Rriten rastet me sëmundje të zemrës në Shqipëri
Dënimi i Alidemajt për krime lufte, familjarët e viktimave ...
“Ndonjëherë duket sikur njerëzit nuk duan që ne të fit...
Ligji i ri për mediat sociale në Australi, Snapchat bllokon ...
Arbeloa habit me vendimin që mori pas fitores me Rayo Vallec...