Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka kritikuar presidentin Hashim Thaçin lidhur me siç ka thënë ai mashtrimet e tij që nuk kanë të ndalur.
Në një komunikatë për media Haradinaj citohet të ketë thënë se “mashtrimet e Presidentit nuk kanë të ndalur, siç duket e ka kthyer në kauzë personale marrëveshjen skandaloze me Malin e Zi. Ai për ta ‘pshtu ftyrën e vet’ po mundohet që më çdo kusht dhe pa kursyer forma ta mbulojë këtë të keqe që vet e nënshkroi”.
Por sipas Haradinajt deputetët e kanë kuptuar se kjo marrëveshje e dëmton Kosovën në territor me mbi 8.8 mijë hektarë dhe si e tillë do kundërshtohet nga ata.
“Prandaj z. President kur don me e kuptu që ju nuk keni mandat me iu përzi vullnetit të deputetëve por përkundrazi e keni për detyrë me ju raportu atyre. Kjo që ju po e bëni është antikushtetuese pavarësisht qellimeve tuja. Ti e ke kry punën tënde dhe e kemi parë se si e ke kry. Tash leri deputetët rahat”, citon komunikata deputetin Haradinaj.
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu