Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar presidentin e Shoqatës së Biznesit Kosovaro-Gjerman, Friedbert Pflüger dhe disa bashkëpunëtorë të tij.
Haradinaj ka treguar se bashkë kanë biseduar për zhvillimet politke në vend, sundimin e ligjit, përspektivën evropiane të Kosovës dhe thellimin e mundësisë për bashkëpunim ekonomik mes Gjermanisë e Kosovës.
“Pata kënaqësinë ta pres sot, në takim presidentin Shoqatës së Biznesit Kosovaro-Gjerman, Friedbert Pflüger me bashkëpunëtor.Biseduam së afërmi për zhvillimet e përgjithshme politike në vend, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Gjermanisë, sundimin e ligjit, si dhe perspektivën evropiane të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shtuar e ka falënderuar Pflüger-in për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që Gjermania e ka dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj.
“Ne e vlerësojmë lart dhe jemi krenarë për miqësinë midis dy vendeve tona”, ka përfunduar shkrimin Haradinaj.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale