Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Republikës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj.
Ky takim është paraparë të zhvillohet tek Zyrat e SBAShK-ut.
Siç thuhet në njoftim, takimi pritet të nis nga ora 12:00, ndërsa pas takimit pritet të ketë një deklaratë për media.
Ndryshe, dje kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës (SBASHK), Rrahman Jasharaj gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se viti i ri shkollor do të fillojë me vështirësi.
Jasharaj thotë se fajtori kryesor që 1 shtatori dhe procesi mësimorë po fillon më vështirësi është Ministrja e Arsimit,Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Po ashtu Jasharaj ka kërkuar nga ministrja Nagavci që të dal me qëndrim dhe zgjidhje për rreth 400 punonjës të arsimit të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda./Arbresh.info/
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...