Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar sot Senatorin amerikan, Mike Rounds.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimi për siguri, ka avancuar.
“Marrëdhënia bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimi për siguri dhe mbrojtje është avancuar falë angazhimit të miqve tanë. Një nga ta është edhe Senatori Mike Rounds me të cilin sot zhvillova një takim pune në Washington. Roli i tij si anëtar i Komitetit për Politikë të Jashtme dhe i Komitetit për Ushtrinë në Senatin amerikan është ndihmesë e madhe në forcimin e mëtejmë në këto dy fusha me rëndësi për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka riktheksuar përkushtimin e Kosovës për të vazhduar krah ShBA-ve si partner strategjik afatgjatë.
“Në takim kërkova mbështetjen e vendit tonë në procesin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës në NATO! Po ashtu, ritheksova përkushtimin e Kosovës për të qëndruar krah ShBA-ve, si partner strategjik dhe afatgjatë”, tha Haradinaj./arbresh.info
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...