Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me Kamberin kanë folur për sfidat dhe problemet me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
“Sot pata kënaqësinë ta pres z. Shaip Kamberi, deputetin e vetëm të zgjedhur me votat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës. Folëm për sfidat dhe problemet me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë si dhe për mbështetjen që mund ta jap Kosova në realizimin e të drejtave të tyre të patjetërsueshme qytetare dhe kombëtare”, ka shkruar kreu i AAK-së./arbresh.info/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...