Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me Kongresmenin Eliot Engel.
Haradinaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se gjatë takimit kanë biseduar për progresin dhe sfidat e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Në postimin e Haradinajt thuhet gjithashtu se ‘është fat i madh që kemi Kongresmenin Engel në krah të Kosovës’.

“Në Kongresin amerikan, drekë pune me mikun e madh të shqiptarëve dhe Kosovës, Kongresmenin Eliot Engel.
Është fat i madh që kemi Kongresmenin Engel në krah të Kosovës si mbrojtësin më të madh të shqiptarëve, Kosovës dhe kauzave tona të drejta.
Me Kongresmenin Engel biseduam për progresin dhe sfidat e Kosovës. Kemi demokraci të konsoliduar mirë dhe duhet që bashkë me ShBA të ballafaqohemi me sfidat”, thuhet në postimin e Haradinajt./arbresh.info/
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...