Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi sot planin ekonomik të koalicionit “Kosova Fituese”, duke premtuar investime kapitale prej 25 miliardë eurosh, prej të cilave 16 miliardë pritet të vijnë nga sektori privat.
Gjatë takimit me përfaqësues të bizneseve, Haradinaj paraqiti një vizion ambicioz për transformimin ekonomik të vendit, duke synuar rritje ekonomike deri në 7%.
“Qeverisja jonë do të jetë partnere me bizneset. Ne do të hapim rrugën për një zhvillim të hovshëm ekonomik përmes politikave buxhetore efektive, masave fiskale që përkrahin bizneset dhe politikave tregtare që nxisin prodhimin dhe eksportin,” deklaroi kandidati për kryeministër.
Plani parasheh investime madhore në infrastrukturë, duke përfshirë 3 miliardë euro për rrugë, 1.5 miliardë për arsim dhe shëndetësi, si dhe 1 miliard euro për modernizimin e hekurudhave. Një theks i veçantë i është kushtuar furnizimit të pandërprerë me energji elektrike dhe ujë, si dhe krijimit të zonave të reja ekonomike biznesore në të gjithë vendin.
“Ne do të ofrojmë lehtësira të konsiderueshme për bizneset, përfshirë lirimin nga tatimi në fitim për 5 vjet për investitorët e rinj dhe mbulimin e 50% të pagës për 6 muaj për bizneset që punësojnë gra,” shtoi Haradinaj, duke theksuar se këto masa do të stimulojnë investimet dhe punësimin.
Programi parasheh gjithashtu projekte të rëndësishme me partneritet publiko-privat, përfshirë ndërtimin e termocentralit me gaz në Ferizaj, zhvillimin e projekteve të energjisë së ripërtëritshme dhe modernizimin e Trepçës. Të hyrat totale buxhetore gjatë mandatit qeveritar pritet të arrijnë në 22.5 miliardë euro, duke përfshirë edhe rritjen e borxhit publik./Arbresh.info/
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...