Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Gjatë takimit u zhvillua një diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet aktuale politike në vend, ku Haradinaj e informoi Ambasadorin Hargreaves për angazhimin e Aleancës në këtë periudhë vendimtare për vendin.
Në takim u theksua nevoja urgjente për tejkalimin e bllokadës institucionale. Haradinaj ritheksoi se kjo bllokadë duhet të zhbllokohet pas datës 8 gusht, kur pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ai nënvizoi se funksionimi i plotë i institucioneve është thelbësor për stabilitetin demokratik dhe orientimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.
Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua edhe marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku Kryetari Haradinaj vlerësoi lart rolin e vazhdueshëm të Britanisë në mbështetjen për siguri dhe stabilitet në rajon.
Në përfundim, Kryetari i AAK-së ritheksoi përkushtimin e tij dhe të Aleancës për integrimin euroatlantik të Kosovës, duke kërkuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për anëtarësimin e vendit në NATO./Arbresh.info
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit