Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë në ShBA ku po merr pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Donal Trump.
Në kuadër të kësaj vizite, Haradinaj ka takuar, Richard Grenellin, i Dërguari i SHBA-së për Misione të Veçanta, transmeton Arbresh.info.
“Në prag të ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Trump, sot kam zhvilluar një takim pune me Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, i cili do të fillojë punën që nga nesër, ditën kur Donald Trump do të marrë detyrën e Presidentit të SHBA”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Kandidati për kryeministër nga AAK ia rikonfirmoi Grenellit zotimin e Kosovës për siç tha ai, rikthimin e marrëdhënieve strategjike me SHBA-në.
“Ballkani Perendimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të Ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të Presidentit Trump. Me këtë rast, Ambasadorit Grenell, i rikonfirmova zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategjike me SHBA, duke i nënvizuar synimin tonë kryesor, anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...