Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me shefen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Haradinaj në një postim në facebook.
“Bashkëbisedim përmbajtësor dhe i frytshëm me Kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër”, ka shkruar ai.
Ky është postimi I tij I plotë në facebook:
Bashkëbisedim përmbajtësor dhe i frytshëm me Kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perendimor në Londër.
Britania e Madhe e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe është koha që të fuqizojmë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.
Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj euro-atlantike dhe në këtë rrugëtim mbështetja nga Britania e Madhe është e një rëndësie të veçantë, si partner strategjik i Kosovës në konsolidimin ndërkombëtar.RH/Arbresh.info
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...