Minatorët e Trepçës shënojnë sot 30 vjetorin e grevës së urisë, e cila qe shndërruar në rezistencë gjithë popullore e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku konsideron se minatorët ishin ata që filluan proceset e para për shtetëformimin e Kosovës. Megjithatë, Sadiku konsideron se edhe sot kushtet e punës për minatorë janë shumë të vështira.
Janë bërë 30 vite kur mbi 1 mijë e 300 minatorë kishin hyrë në grevë urie për të mbrojtur atëkohë atë pak autonomi të Kosovës. Greva konsiderohet se ishte një hap i guximshëm nga i cili nisi edhe zhbërja e ish Jugosllavisë. Greva historike e minatorëve të Trepçës bëri bujë të madhe në vend duke kaluar në rezistencë gjithë popullore, nga ku filloi edhe dridhja e themeleve të regjimit serb, që kishte për qëllim zhbërjen e popullit shqiptar të Kosovës.

“Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dash...
Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KO...
Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...