Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se me ambasadorin kanë diskutuar për çështjet aktuale në vend, shkruan Arbresh.info.
“Diskutuam hapur për çështjet aktuale në vend. Gjithashtu, shprehëm shqetësimin tonë për agjendën legjislative të Qeverise se Kosovës, e cila në plot raste bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Integrimi euro-atlantik, është objektivi kryesor strategjik i Kosovës. Ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në BE dhe NATO”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...