Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se me Ahmetin u dakorduan që të angazhohen për zgjidhjen e shumë çështjeve që presin prej kohësh, përcjell arbresh.info.
“Pata kënaqësinë të pres në takim liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmetin, me të cilin bashkëbiseduam për shumë tema të rëndësishme për të dyja vendet. U dakorduam që të angazhohemi bashkërisht që t’u gjejmë zgjidhje shumë çështjeve të rëndësishme, të cilat presin prej kohësh. Raportet e mira ndërfqinjësore, janë garancë e paqes në rajon. RH”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...