Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla ka uruar shqiptarët në Mal të Zi të cilët kanë fituar dy mandate.
“Të punojmë fort për aleancat tona mbarëkombëtare dhe fuqizimin tonë në rajon, si faktor unik shqiptar”, ka shkruar ajo në Facebook.
Postimi në Facebook:
Urime bashkëkombasve tanë në Mal të Zi fitorja e dy mandateve.
Jam e bindur në bashkimin e tyre në Qeverinë e re të Malit të Zi, e cila padyshim duhet të jetë e orientuar në vlerat properëndimore.
Momentumi i shqiptarëve në Ballkan, është në dorën e të gjithë neve. Të punojmë fort për aleancat tona mbarëkombëtare dhe fuqizimin tonë në rajon, si faktor unik shqiptar.
Urime!
/arbresh.info/
Liverpooli po shqyrton pesë mundësi për të zëvendësuar Aliss...
Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë...
Vrasja e mafiozit grek, bien në pranga 4 persona, mes tyre 2...
Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që...
Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak
Të shtunën mblidhet LDK-ja, cakton kandidatin për kryeminist...