Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, së fundmi ka akuzuar institucionet e vendit dhe opozitën për heshtjen ndaj Listës Serbe, e cila sipas saj është organizatore e të gjitha veprimeve destabilizuese në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se “e ashtuquajtura parti politike ‘Lista Serbe’ nuk u ndëshkua sipas Kodit Penal të Kosovës, e as sipas Kodit të Mirësjelljes së Partive Politike në Kosovë – duke u ‘shpërblyer’ nga Shteti i Kosovës me financim prej 360 mijë eurosh.
Postimi i plotë:
LISTA “E FORTË” E VUÇIQIT
Edhepse:
– “organizoi” barrikadat me banda të armatosura e të maskuara që sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in, dhe gazetarët në maj 2023 në veri;
– “planifikoi e ekzekutoi” sipas direktivave të Serbisë zyrtare agresionin terrorist në Banjskë;
– shpalli 3 ditë zie për terroristët që vranë rreshterin Afrim Bunjaku dhe rrezikuan sigurinë nacionale në Kosovë dhe në tërë Ballkanin Perëndimor;
– pranoi pronësinë mbi organizimin e agresionit terrorist në Banjskë përmes ish-nënkryetarit Radojçiq…
E ashtuquajtura parti politike “Lista Serbe” nuk u ndëshkua sipas Kodit Penal të Kosovës, e as sipas Kodit të Mirësjelljes së Partive Politike në Kosovë – duke u ‘shpërblyer’ nga Shteti i Kosovës me financim prej 360 mijë eurosh dhe me rivalidim në sistemin politik të Kosovës – duke u kthyer në Kuvend, duke u bërë gati të kthehen në pushtet në komunat veriore, dhe sot duke paralajmëruar ‘protesta’ të reja për dinarin – sërish sipas agjendës direkte të Vuçiqit.
Drejtësia, institucionet, e opozita në heshtje shurdhuese!”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...