Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar ndaj Miroslav Lajçak, të dërguarit të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, ku në zyrën e tij kishte shfaqur hartën e Evropës me Kosovën si pjesë e Serbisë.
Haradinaj-Stublla përmes një statusi në rrjetin social në Twitter ka shkruar se Lajçak duhet të përdorë hartën që ia ka dërguar ajo përmes postës diplomatike.
“E kuptova që të duhet një hartë e saktë e # WB6, prandaj të dërgova një me postë diplomatike. Të punosh me harta fantazmë është krejtësisht joprofesionale dhe e mangët”, ka shkruar ajo.
Ajo po ashtu iu drejtua Lajçak-ut përmes këtij statusi se sa më gjatë ta shmang hartën që ia ka dhuruar, as më gjatë puna e tij do të jetë e dështuar.
“Sa më gjatë që të shmangni hartën që ju kam dhuruar, aq më gjatë puna juaj do të jetë e dështuar”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj-Stublla në Twitter.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...