Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se sot ka biseduar virtualisht me
Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit Sheikun Mohmmed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
Haradinaj-Stublla ka thënë se e falënderon homologun e Katarit për mbështetjen e vazhdueshme ekonomike për Kosovën, si dhe për përkrahjen politike në shumë procese të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
“Hapja e Ambasadës sonë në Doha në vitin 2019 është shprehje e lartë gatishmërie për të avancuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe”.
“Me homologun sot u dakorduam edhe për finalizimin e shumë marrëveshjeve bilaterale në fushën ekonomike, tregtare, konsullore, dhe kulturore të cilat janë në fazën finale të negocimit”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në rrjetin social Facebook.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?