Haradinaj: Situata me virusin COVID-19 në pikën alarmante, Qeveria s’ka bërë përgatitjet e duhura

12:28 | 16 Mars 2020
M. A.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se situata me virusin COVID-19 është në pikën alarmante dhe sipas tij, Qeveria ende nuk ka bërë përgatitjet e duhura nëse gjendja përshkallëzohet.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova duhet të dizajnojë planin e saj të parandalimit dhe mbrojtjes nga ky virus, e jo të kopjojë plane të cilat nuk përkojnë me kapacitetet dhe specifikat tona.

“Situata me virusin COVID-19 është në pikën alarmante. Qeveria ende nuk ka bërë përgatitjet e duhura nëse gjendja përshkallëzohet. Menjëherë të përgatitet Parku Inovativ Trajnues në Prizren si qendër rezervë për karantinë dhe trajtim mjekësor duke u shërbyer me planin operativ i cili është aplikuar me rastin e tërmetit në Shqipëri, ku u strehuan të prekurit atje. Kosova duhet të dizajnojë planin e saj të parandalimit dhe mbrojtjes nga ky virus e jo të kopjojë plane të cilat nuk përkojnë me kapacitetet dhe specifikat tona!”, shkruan Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale