Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë një konference të jashtëzakonshme ka folur për situatën në vend meqrast i është drejtuar me një shkresë kryetarit të Kuvendit, për t’i kërkuar që ta marrë me urgjencë mbajtjen e një seance.
“Kam kërkuar interpelancë me Kurtin për masat urgjente të Qeverisë në raport me situatën e krijuar në vend. Situata është ndër më të rëndat në këto 22 vjet”, ka thënë Haradinaj.
Në konferencë të jashtëzakonshme, Haradinaj tha se veprimet e institucioneve nuk kanë vepruar në përputhje me seriozitetin e rastit.
Poashtu Haradinaj ka thënë se krerët e shtetit kanë krijuar fajtorin tek ta.
“Propozoj kuvendit të votojë rezolutën me këto pika: qeveria të marr në vendim menjëherë deri në marrëveshjen finale. Presidenca, kuvendi të fillojnë dialogun interaktiv me serbët që të kthehen në instutucione, qeveria të nis komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend po ashtu edhe me opozitën, të kërkohet një takim disa ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në marrëveshjen finale”, ka theksuar ai.
Nëse nuk përfillet kjo interpelancë, ai tha se do të merren edhe veprime të tjera, përderisa nuk ka bërë të ditur se çfarë veprimesh./arbresh.info/
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së