Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sigurimi i librave shkollorë nga prindërit do të jetë “luftë e vërtetë”.
Haradinaj, pas takimit me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se qëllimi kryesor i takimit ishte që të informohej rreth situatës me tekstet shkollore, e cila, sipas tij, është shumë shqetësuese.
Ai e ka quajtur kryeministrin Kurti dhe ministren Nagavci “të paskrupullt” për këtë vendim, duke shtuar se çështja e librave do të duhej të ishte e përfunduar që në pranverë.
Kreu i AAK-së, tha se ekziston mundësia që prindërit të mos i blejnë librat për shkak të vështirësive financiare e se ka komuna në vend që nuk kanë as librari.
“Si kryetar i Qeverisë e kam respektuar misionin e sindikatës, sot i gëzojmë disa të arritura, u fol për stazhin e mësimdhënësve”.
“Sot kam ardhur me dy qëllime; së pari të mësoj edhe më afër se si është gjendja tani me tekstet për shkak se informata që ne i kemi marr janë mjaftë shqetësuese. Për prindërit do të jetë një luftë e vërtetë për t’i siguruar këto tekste”.“Shumë prindër janë në vështirësi ekonomike dhe financiare dhe munden mos me i pasë prioritet tekstet, munden m’i shpenzua edhe në kërkesa të tjera. Nuk ka librari në të gjitha komunat”, u shpreh Haradinaj.
“Nuk e kuptoj edhe një herë po e quaj ashtu pafytyrësinë e Kurtit e të ministres të paktën një kërkim falje Kosovës. Kosova i paguan ata që në pranverë me e kry çështjen e teksteve për vjeshtë. Ata janë njerëz të paskrupullt, pa keqardhje dalin edhe tallen me të gjithë”, u shpreh Haradinaj.
Ai ka thënë se jo gjithmonë ka pasur takime të lehta e të mira me Jasharajn.
“Takimet me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit nuk kanë qenë gjithmonë të lehta e të mira. Kujtoj takime që jemi përplasur në zyrën e Qeverisë, mirëpo edhe pas atyre përplasjeve e kemi respektuar njëri-tjetrin në përputhje me misionin qe kemi. Si rezultat i presionit të tyre direkt sot i gëzojmë disa të arritura. U fol për stazhin e mësimdhënësve në periudhën 91’-99’. Poashtu edhe tema të tjera”, ka thënë ai./eo
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër