Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shtruar iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Iftari tradicional për nder të Bashkësisë Islame të Kosovës, sonte na bashkoi në Selinë e Aleancës me Myftiun Naim Tërnava e bashkëpunëtorë, e gjithashtu edhe me partnerët e koalicionit, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi E-30”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se BIK-u ka dhënë kontribut të çmuar në të gjitha etapat nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
“Shpreha mirënjohjen për kontributin e çmuar që BIK ka dhënë në të gjitha etapat drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, kontribut ky që vazhdon ta japë edhe sot.
Agjërim të lehtë, begati dhe mirëqenie për çdo familje!”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info/
Janjiq: Uashingtoni po e shtyn Kosovën dhe Serbinë drejt njo...
Seanca për rastin e spiunazhit ndaj Shabanit dhe Qerimit vaz...
Rama nënshkruan marrëveshje me KRM “Pastrimi” për menaxhimin...
Më shumë telashe për Real Madridin: Asencio dhe Rodrygo mung...
Kallas thotë se BE-ja pritet ta fusë Gardën Revolucionare të...
PDK thërret konferencë për media