Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se rreth 40 serbë kanë aplikuar për të qenë pjesë e ushtrisë së Kosovës dhe sipas tij, kjo tregon se po i vjen fundi shantazheve të Beogradit ndaj tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare kanë aplikuar për të qenë ushtarë të Kosovës dhe ka shtuar se kjo është shenjë për integrimin e tyre në Kosovë.
“Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi”, ka shkruar Haradinaj.
Theret me thikë një person në Kaçanik, arrestohet i mituri
Zogaj: Po flitet për rikthimin e Osmanit në LDK, do ta anali...
Mjekët e rinj të Vlorës, Rama: Shembull përkushtimi dhe prof...
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...