Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në kuadër të fushatës zgjedhore ka takuar sot qytetarët e Junikut.
Ai atje ka folur edhe për rivalët e tij politikë në garën për kryeministër duke thënë se fjalët e tyre nuk po e bindin, njofton Klan Kosova.
“Unë në Junik jam si në shtëpinë time, nuk është në rendin tonë me i sha të tjerët, por ju siguroj se nuk po më bindin, kur po i dëgjoj të tjerët”.
“Pra nuk po më bindin se ia kanë dertin mjaftueshëm vendit edhe nuk jam i sigurt që e ardhmja e vendit tim është mirë me atë që po dëgjoj prej kundërshtarëve apo partive tjera. Pra, nuk po më japin garancë që as dialogu, as kufiri, as territori, as temat tjera janë të sigurta”.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë