Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka thënë se vëllai i tij, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, do të dokumentojë se sa ka shpenzuar në pushimin e shumëpërfolur në St. Moritz të Zvicrës.
Haradinaj ka thënë në Interaktiv të KTV-së se është shpifje çdo shumë që është përfolur, përpos asaj që ka deklaruar vetë kryeministri.
Ai ka thënë se së shpejti do të dalin me dokumente për të treguar saktësisht sa janë shpenzuar.
“Nuk është e vërtetë ajo që është folur. Kemi prit që do të ketë ftesë për seancë të jashtëzakonshme. do t’ia lë ta dëshmojë që nuk është e saktë. Është shpifje dhe deri diku fyerje për shumën e përmendur. Është bë rezervimi nga një agjenci në Prishtinë. Vendimi është dhe do t’u jepet cilitdo deputet që e kërkon. U kemi thënë mos e manipuloni popullin. Është rezervuar tre muaj më herët. Do të bëhet publike. Ai ka dhënë shifër sa ka shpenzuar por do të ofrojë edhe dëshmitë”, ka thënë Haradinaj./koha.net/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK