Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka publikuar një video të një librarie në Pejë, ku shihen qytetarë të shumtë duke pritur në radhë për të blerë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.
Këtë video Haradinaj e ka publikuar në rrjetin social Facebook, dhe sipër videos ka shkruar: “Në një librari në Pejë. Pa koment”.
Ndryshe, këtë vit Ministria e Arsimit ka ndryshuar formën e furnizimit të nxënësve me tekstet shkollore.
Përmes platformës ‘eKosova’ prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin me nga 80 euro nga MASHTI në mënyrë që ti blejnë vet ata tekstet shkollore për fëmijët e tyre.
Kjo formë e re ka ngjallur reagime dhe pakënaqësi të shumta.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kishte njoftuar se kanë pranuar mbi 80 mijë aplikime. /Arbresh.info/
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...