Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim udhëheqësit e koalicionit fitues të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Preshevës, Shqiprim Arifin dhe Sami Salihun.
Në këtë takim, kryeministri është njoftuar për gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në veçanti në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se duhet të forcohen lidhjet dhe të vazhdojë komunikimi i rregullt për t’u angazhuar së bashku në zgjidhjen e
problemeve.
“Shprehim përkrahjen tonë për banorët dhe autoritetet lokale në tri komunat e Luginës së Preshevës, me qëllim të avancimit të zhvillimit dhe fuqizimit të rolit të
kësaj pjese të rëndësishme”, tha kryeministri Haradinaj.
Në takim, u bisedua edhe për mundësitë e përkrahjes së Luginës në fushën ekonomike, të infrastrukturës, kulturës dhe arsimit./Arbresh.info
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës