Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, kryesuar nga David McAllister, me të cilët bisedoi për zhvillimet e gjithmbarshme në vend, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.
Kryeministri Haradinaj, e ka informuar delegacionin e PE-së, të prirë nga McAllister për të arriturat në Kosovë, zhvillimin ekonomik, si dhe për përmbushjen e reformave evropiane.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, kërkoi nga delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian mbështetjen e mëtejme për liberalizimin e vizave, duke thënë se institucionet e Kosovës kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për heqjen e vizave, derisa qytetarët tanë mbeten të vetmit të izoluar në këtë pjesë të rajonit.
Kryeministri Haradinaj tha se institucionet e Kosovës janë duke punuar me përkushtim për fuqizimin e sundimit të ligjit, forcimin e stabilitetit ekonomik të vendit, ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit dhe për integrimet euroatlantike si orientim kryesor i vendit./arbresh.info

Kurti bëri homazhe te varret e heronjve të kombit Ilir Konus...
Nuk mori pjesë në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, dekla...
141 aksidente, mbi 5 mijë gjoba trafiku gjatë prillit në raj...
Messi: Neymar e meriton të jetë në Kupën e Botës 2026
Erdogan: Evropa pa Turqinë është e paplotë dhe e cenueshme
Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...