Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet që të merret sot në pyetje nga Prokuroria Speciale për Krime Lufte në Kosovë.
Haradinaj udhëtoi drejt Hagës, ku edhe vepron Prokuroria, të martën, katër ditë pasi dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, për shkak të, siç tha, ftesës për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.
Prokuroria Speciale është një nga dy dhomat e Gjykatës Speciale që i trajton pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime të luftës, në periudhën 1998-2000.
Haradinaj ka qenë komandant i UÇK-së dhe kjo është hera e dytë që ai jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit për t’u përballur me drejtësinë në Hagë.
Hera e parë ka ndodhur në vitin 2005, kur është akuzuar për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.
Haradinaj është liruar dy herë nga akuzat që lidhen me luftën: në vitin 2008 dhe pastaj në rigjykim të pjesshëm, më 2012.
Duke shpallur vendimin për dorëheqje të pakthyeshme më 19 korrik, ai tha se “nuk do që të shkojë në Hagë si udhëheqës qeverie, por si qytetar i Kosovës”.
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gj...
Forcat Speciale zhvillojnë stërvitjen dimërore “Shigjeta Ili...
“A do të ndiheshit rehat afër Putinit në Bordin e Paqes?”, O...
Sqarohet IHMK: Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me komunën e Pr...
Rinumërohen 65% e vendvotimeve