Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim deputetin e Nismës për Kosovën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Milaim Zeka, me të cilin ka biseduar për temat e aktualitetit politik, për mirëvajtjen e koalicionit qeverisës dhe për një dinamikë të re në qeverisjen e vendit.
Deputeti Zeka është anëtar i Komisionit Parlamentar për Media, së këndejmi kryeministri Haradinaj është interesuar rreth ligjit për transmetuesin publik, RTK.
Deputeti Zeka e ka njoftuar kryeministrin për nismën legjislative të këtij komisioni për amandamentimin e këtij ligji, i cili rregullon fushëveprimin e transmetuesit publik, Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje