Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, publicistin Veton Surroi si dhe drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, Luan Shllaku.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj me Surroin e Shllakun, kanë biseduar për procesin e dialogut Kosovë – Serbi si dhe nevojën për unifikimin e të gjithë spektrit politik dhe të shoqërisë civile, në këtë fazë të zhvillimeve shumë të rëndësishme për vendin.
Kryeministri Haradinaj, theksoi se faktori politik duhet të ndërtojë konsensusin e brendshëm që të ndërtohet një platformë e cila e definon pozicionin e qartë të Kosovës.
Kryeministri Haradinaj ka folur edhe për taksën ndaj Serbisë, duke thënë se vendimiishte përgjigje e politikës agresive dhe jo të drejt ndaj shtetit të Kosovës dhe si e tillë do të mbetet në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.
Kryeministri Haradinaj, e ka mirëpritur iniciativën e dy njohësve të rrethanave politike në vend dhe rajon, për të mbështetur procesin e dialogut final, si interes strategjik i Kosovës, për të cilin është e domosdoshme gjithëpërfshirja.

Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...