Kryeministri Ramush Haradinaj priti në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralin Tymothy Orr.
Haradinaj tha se Orr ishte urë lidhëse e fuqishme në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, në veçanti në fushën e mbrojtjes.
Postimi i plotë:
“Partneriteti i ngushtë i Kosovës me shtetin e Iowa-s është reflektim i marrëdhënieve të çmuara që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë merita të jashtëzakonshme ka komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjenerali Tymothy Orr, që për tetë vite ka qenë urë e fuqishme lidhëse për avancimin e bashkëpunimit të gjithanshëm ndërmjet dy vendeve tona, posaçërisht në fushën e mbrojtjes. Gjenerali Orr, me miqësinë e tij të dëshmuar për vendin tonë, ka siguruar vendin e nderit në kujtesën shtetërore të Kosovës. Kosova do të jetë përjetë shtëpia e dytë e Tij. Faleminderit Gjeneral” ka shkruar Haradinaj.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten